Shikoni shtëpinë luksoze të Cristiano Ronaldo (Video)
Cristiano Ronaldo ka pranuar të fusë një kamera televizive në shtëpinë e tij luksoze.
Plot 160 milionë euro ka kushtuar kjo rezidencë e yllit portugez të futbollit, që ditën e djeshme u prezantua si lojtar i Juventusit për katër sezonet e ardhshme.
Vetë pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka pritur kamerën e “Millionaire Homes” te dera, duke bërë ciceronin sqarues për gjithçka, që përbën strehën jashtëzakonisht komode e luksoze të tij.