19:05 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Shiten dy vetura me Bitcoin, me vlerë 6 milionë $

Monedha virtuale Bitcoin është duke u zhvilluar gjithmonë e më shumë dhe ka pasur një rritje dramatike gjatë vitit 2017.

Një auto sallon në Amerikë pranoi ofertën e blerësit me Bitcoin, duke shitur një Bugatti Chiron dhe një Pagani Hayra, me vlerën e transaksionit ekuivalent prej 6 milionë dollarë.

Kjo nuk është blerja e parë e makinave që bëhet me kriptovalutë. Muajin e kaluar një kinez ka shpenzuar 5,3 milionë dollarë në Litecoin për katër makina, njëra prej tyre ishte një makinë e Formula 1.

Bitcoin dhe kriptovalutat tjera mund të jenë të popullarizuara tani, por askush nuk e di se cfarë sjellë e nesërmja dhe sa është e qëndrueshme.

Pronari i këtyre dy makinave mund të qeshë ose të qaj në të ardhmen. E gjitha varet nga vlera e Bitcoin që luan më pas. /IndeksOnline/