23:12 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shiti gjithçka për ta zgjuar djalin nga koma pas 12 vitesh, la vetën pa bukë

Një burrë që përfundoi në koma pas një aksidenti me makinë në lindje të Kinës u zgjua pas 12 vjetësh.

Gjëja e parë që shikoi ishin lotët që zbrisnin nga fytyra e nënës së tij 75 vjeçare, e cila ka qëndruar ditë e natë pranë krevatit të tij më shumë se një dekadë.

Nëna e dashur, Wei Mingying, kishte harxhuar të gjitha kursimet e jetës për shpenzimet mjekësore të djalit të saj, duke marrë gjithashtu një borxh prej 13 mijë paund. Në një moment, ajo mbeti aq e varfër sa nuk kishte për të ngrënë për muaj të tërë, u tha gazetarëve.

Djali i saj, Wang Shubao, mbeti tetraplegjik pas një aksidenti të vitit 2006 në Shouguang, provincën Shandong. Ai ishte 36 vjeç në atë kohë.

Babai i Wang kishte vdekur kur ishte i ri.

Për vite, gruaja u kujdes për djalin e saj pa u ankuar asnjë çast.

Temat: