21:06 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shkaku i Wengerit, Manchesteri dhe Liverpooli do të detyrohen të vendosin ekran në stadium

Manchester United dhe Liverpool kanë ndoshta dy stadiumet më ikonike në futbollin anglez.

Old Trafford dhe Anfield janë të famshëm në të gjithë botën. Netët e mëdha evropiane në të dy stadiumet janë vërtetë raste të veçanta.

Ata janë gjithashtu dy nga fushat më të vjetra të futbollit në ishull. Old Trafford ka qenë terreni i Unitedit që nga viti 1910, ndërsa Liverpooli ka luajtur në Anfield që kur u formua në vitin 1892.

Të dy stadiumet kanë pasur shumë punë të bëra kohët e fundit në mënyrë që të modernizohen ato.

Sidoqoftë, asnjëri nga të dy stadiumet nuk përmban një ekran të madh brenda.

Për dallim nga shumica e skuadrave të Premier League, Man Utd dhe Liverpool kanë shmangur instalimin e një ekrani të madh në stadiumet e tyre.

Por kjo mund të jetë gati të ndryshojë, gjithçka për shkak të Arsene Wenger.

Ish trajneri i Arsenalit i cili aktualisht punon si shefi i zhvillimit global të FIFA-s dhe është shefi i Bordit Ndërkombëtar të FA (IFAB), dëshiron të ndryshojë ligjin offside për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të përfundojë kaosin VAR.

Wenger dëshiron që tifozët brenda stadiumit të jenë në gjendje të shohin dhe dëgjojnë komunikimin midis zyrtarëve të VAR dhe gjyqtarëve.

Nëse  ky propozim jetësohet atëher është e domosdoshme që çdo stadium të ketë një ekran gjigant brenda. /IndeksOnline/