15:39 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / B O

Shkelmi që mund të ia përfundojë karrierën Pepes

Pepe, qendërmbrojtësi i Portos, mund të dënohet nga dy muaj deri në dy vjet për “sjellje të dhunshme”. Ylli portugez u përfshi në një konflikt fizik në derbin Porto-Sporting që u luajt të premtën e kaluar.

Pepe, i cili do të mbushë 39 vjeç më 26 shkurt, mund ta përfundojë karrierën para kohe ngase dënimi për të pritet të jetë i rëndë.

Pepe akuzohet se ka goditur me shkelm drejtorin e Sportinf, Hugo Viana, ish-futbollist i shumë skuadrave evropiane.

Në të njëjtën situatë është Tabata , një lojtar i Sporting CP i cili e ka goditur Luis Goncalves të Portos./Indeksonline/