15:45 / E Premte, 27 Janar 2023 / B O

Shkëlqeu mbrëmë në fushë për LA Lakers, rrugës për në shtëpi basketbollistit të famshëm i vihen prangat nga policia!

Pas fitores në shtëpi kundër San Antonio Spurs, ylli i NBA-së Dennis Schröder u ndalua nga policia teksa kthehej në shtëpi. Furgoni i gjermanit u ndalua mbrëmjen e së enjtes me dyshimin se makina ishte vjedhur.

Basketbollisti i Los Angeles Lakers u desh të dilte me duart lart dhe u prangos për pak kohë. Një shok që drejtonte makinën u detyrua të shtrihej në tokë në një pikë karburanti me duar dhe këmbë të hapura. Pak minuta më vonë erdhi sqarimi: Ishte një keqkuptim.

Schröder u ul në pjesën e pasme të furgonit të madh. Pasi u kërkua nga policia që të dilte ngadalë, ai e bëri këtë me duar në kokë, teksa 29-vjeçari përshkruan ngjarjet në kanalin e tij në YouTube. “Kur kam qenë me ta më kanë ulur krahët dhe më kanë vënë pranga. Por me të vërtetë e çuditshme. Dhe unë mendoj me vete: Hej, çfarë ndodhi?”, thote Schröder.

“Nëse ju them, në fund ishin 20, 25, 30 makina. Pra alarm i vërtetë. Unë shoh pushkë gjahu, pistoleta, Uzi dhe nuk e kam idenë se çfarë lloj armësh kishin. Ishte sikur të isha një kriminel duke bërë diçka. Ishte e çmendur. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Schröder. /IndeksOnline/