10:14 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shkëlqeu ndaj Islandës, por Shqipëria do ta ketë problem kualifikimin

Shqipëria mposhti njërin prej kandidatëve për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian, Islandën me rezultat 4:2.

Shqipëria me këtë fitore shkon në kuotën e 9 pikëve pas 6 ndeshjeve, por mbetet ende larg nga dy të parat, Franca dhe Turqia, shkruan Indeksonline.

Momentalisht, Shqipëria është në pozitën e 4-t me 9 pikë, tri më pak se Islanda në vendin e tretë dhe 6 më pak se Franca e Turqia që kanë nga 15 pikë në dy pozitat e para.

Ndeshjen e ardhshme kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon në udhëtim ndaj Turqisë, e që është shumë e rëndësishme për fatin e kuqezinjve./Indeksonline/