17:23 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shkëlqeu në Kosovë, emërohet trajner i Kombëtares së njohur

Ish-basketbollisti, Vedran Bosnic, i cili shkëlqeu në basketbollin e Kosovës, ka marrë një detyrë të re.

42-vjeçari, i cili ka luajtur në Kosovë te Bashkimi dhe Peja, është emëruar trajner i Kombëtares së Bonjës dhe Hercegovinës.

Së fundmi, Bosnic ishte trajner i Sodertajle Kings, në skuadrën ku fitoi titullin e kampionit katër herë, transmeton IndeksOnline.

Bosnic mund të shihet si zgjidhje afat-gjate e Kombëtares boshnjake, ku tani synohet kualifikimi në Kupën e Botës.

Ai është lindur në vitin 1976 në Sarajevë.

Me Kombëtaren e Bosnjës ai do të debutojë më 30 nëntor në Bullgari, derisa më 3 dhjetor ai do t’i drejtojë basketbollistët në Zenica ndaj Finlandës./IndeksOnline/