13:21 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / B O

Shkelzen Cakaj publikon libër me shtëpinë e njohur botuese ‘Willey’

Profesori i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës, Shkelzen Cakaj, ka arritur të botoj punën e tij kërkimore me shtëpinë prestigjioze ndëkombëtare ‘Willey’.

Libri është shkruar në gjuhën angleze dhe titullohet ‘Dizajni dhe Analiza e Stacioneve Tokësore për Satelitët e Orbitave të Ulëta’. Objekti kryesorë i hulumtimit të këtij libri është komunikimi mes stacioneve tokësore dhe sateliteve me lartësi të ulët, një fushë sot shumw aktuale per mbulimin e mbare globit me sherbime te internetit.

Vlen theksuar se shtëpia botuese ka dhënë vlerësime mjaft pozitive posaçërisht sa i përket anës analitike, matematikore dhe eksperimentale të këtij studimi.

Ky libër është kurorëzim i një pune shkencore për gati dy dekada, të paraqitur në rreth 70 publikime shkencore në konferenca dhe revista të ndryshme ndërkombëtare. Në të njejtën kohë, aty janë përfshirë edhe rezultate nga puna kërkimore në projektin Austriako-Kanadez MOST (Microvariability and Oscillation of Stars), Universitetin e Zagrebit, Agjencinë Evropiane te Hapësirës ­(ESA) dhe Agjencinë Kombëtare për Mbikqyrjen e Oqeaneve dhe Atmosferës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NOAA)

Së këndejmi, duket se libri përbën një prej arritjeve të rralla në fushën e komunikimeve satelitore prej studiuesëve shqiptar.