23:48 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Shkëmbim me armë zjarri në mes të policit dhe hajnave në Hajvali

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për vjedhje dhe tentim vjedhje në Hajvali të Prishtinës.

PK-ja ka konfirmuar se disa persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi, ku kanë vjedhur disa gjëra dhe më pas kanë tentuar të vjedhin edhe një shtëpi tjetër.

Organet e sigurisë kanë treguar se me të marrë informacionin nga pronarët e shtëpisë ekipet e Policisë kanë reaguar shpejtë, kështu duke ndaluar personat e dyshuar.

Mësohet se shtëpia e të dëmtuarit ishte e një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Jo zyrtarisht mësohet se kishte edhe shkëmbime me armë zjarri në mes të pjesëtarit të policisë dhe hajnave.