12:03 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Shkëndija afër talentit kosovar (Foto)

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës është afër marrëveshjes me talentin kosovar, Festim Alidema.

IndeksOnline, merr veshë se skuadra favorite për të nënshkruar me ish-futbollistin e Vllaznisë së Pozheranit është Shkëndija.

Alidema po kalon në formë të jashtëzakonshme, ndërsa sot pritet ta merr fletlëshimin  nga i Anamoravës e cila është futur në krizë të madhe, si financiare ashtu edhe të rezultateve.

Përveç Festim Alidemas, nga skuadra e Vllaznisë gjatë ditës së sotshme do të largohen shumë futbollistë./IndeksOnline/