18:55 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shkëndija e pëson në minutat shtesë, eliminohet nga Liga e Kampionëve

Shkëndija është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposht në Shkup nga skuadra estoneze, Kalju me rezultat 1-2.

Edhe pse kishin fituar në ndeshjen e parë si mysafir, tetovarët nuk arritën të sigurojnë kualifikimin.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Ugge që në minutën e gjashtë, shkruan Indeksonline.

Golin e barazimit për Shkëndijën e shënoi Agim Ibraimi nga penalltia në minutën e 62-të.

Goditjen vendimtare skuadrës shqiptare ia dha Liliu në minutën shtesë.

Në rundin tjetër Kalju me shumë gjasë do të takohet me skuadrën skoceze, Celtic që pas ndeshjes së parë janë në epërsi 3-1 ndaj Sarajevës. /IndeksOnline/