15:06 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkodra i kërkon policisë që grupet kriminale të goditen me grusht të hekurt deri ne çrrenjosjen e tyre

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës ka ftuar në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe drejtorin e Departamentit të Hetime, Riza Shillovën.

Me këtë rast është kërkuar që të çrrënjosjen grupet kriminale në Kosovë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, kemi ftuar në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës,z.Rashit Qalaj dhe drejtorin e Departamentit për Hetime z.Riza Shillova, ku kemi diskutuar situatën e sigurisë në përgjithësi luftën kundër krimit të organizuar,me theks të veqantë rastet e fundit të grabitjeve.

Kemi kërkuar ndërmarrjen e operacioneve shtesë dhe intensifikimin e hetimeve si dhe reagimin e strukturave policore pa mëshirë ndaj këtyre grupeve, të njejtit duhet të goditen me grusht te hekurt deri në çrrenjosjen e tyre, me qëllim që qytetarëve t’i ofrohet siguri”, thuhet në njoftimin e Shkodrës.