10:36 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkodran Mustafi ia dhuron fanellën Bleros (Foto)

Blero përveç muzikës ka edhe një pasion tjetër, futbollin. Ai shpesh përmes postimeve të tij ka treguar që është një tifoz i ‘zjarrtë’ i ekipit të Barcelonës, shkruan Indeksonline.


Ndërsa futbollisti shqiptar që luan për Arsenalin i ka bërë një dhuratë me vlerë këngëtarit. Shkodran Mustafi ia ka dhuruar fanellën e tij, ndërsa e ka firmosur atë, por ka shkruar edhe emrin e Bleros.


Kjo dhuratë i ka pëlqyer tej mase këngëtarit, saqë e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij përmes llogarisë së tij Instagram.
“Faleminderit vëlla për dhuratën shumë”, ka shkruar ai./Indeksonline/