18:43 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shkodran Mustafi “rrëfehet” për marrëdhëniet me trajnerin Emery

Shkodran Mustafi beson se Unai Emery ka prezantuar një ekuilibër të mirë midis lirisë dhe disiplinës, gjë që ka lejuar Arsenalin t’i rikthehet formës.

Mbrojtësi shqiptar ende nuk është shfaqur në Europa League këtë sezon, por është gjithmonë i pranishëm në Premier Ligë dhe ka qenë i impresionuar me atë që Emery ka ndryshuar.

“Për mua personalisht, gjëja më e madhe ishte se ai është dikush që me të vërtetë e di se çfarë dëshiron nga çdo lojtar”, tha mbrojtësi kur u pyet për Emery.

“Ai ju tregon pikërisht atë që ai dëshiron që ju të bëni, por ju jep liri të shprehni talentin tuaj. Kur ne nuk kemi topin, ai ju tregon se ku të qëndroni dhe si ta merrni atë, kur ta kemi atë, ai ju jep opsionet që mund t’i përdorni. Ju mund të vendosni se cili opsion ju zgjidhni”, vazhdoi Mustafi.

“Për mua është një përzierje e mirë midis lirisë dhe disiplinës, dhe ka të njëjtin plan në të gjithë ekipin”, shtoi ai.

“Unë mendoj se kjo është ajo që pamë kundër Liverpoolit. Kjo ishte loja e parë ku u ndjeva sikur erdhëm nga minuta e parë dhe kemi qenë kudo deri në minutën e 90-të. Ndihem sikur ka një përzierje të mirë midis disiplinës dhe lirisë”, pwrfundoi futbollisti shqiptar. /IndeksOnline/