16:34 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shkoi në finale të Botërorit me Kroacinë, njofton pensionimin (Foto)

Danjel Subasic ishte njëri nga më meritorët që Kroacia arriti deri në finale të Kupës së Botës që u zhvillua në Rusi.

Por vetëm një muaj pas medaljes së argjendtë në kompeticionin më të rëndësishëm për Kombëtare, 33 vjeçari ka njoftuar se do të pensionohet nga kombëtarja.

Subasic ka qenë pjesë e ekipit të parë të Kroacisë që nga viti 2009, ku ka zhvilluar 44 ndeshje dhe ka zhvilluar tre botërore.

Ai do të vazhdoj të aktivizohet vetëm me klubin e tij, Monaco ku deri më tani ka luajtur 228 ndeshje. /IndeksOnline/