13:59 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shkolla fillore heq detyrat e shtëpisë, vlerësojnë se shkaktojnë stres te nxënësit

Një shkollë fillore në Devon ka liruar nxënësit prej detyrave të shtëpisë.

Sipas tyre , detyrat nxënësve po u shkaktojnë stres dhe se është inkurajuese që nxënësit të lexojnë për 20 minuta në mbrëmje.

David Perkins, drejtues i Akademisë Fillestare të Littletoën tha se vendimi është marrë në bazë të hulumtimeve arsimore, konsultimeve me prindërit, fëmijët dhe stafin.

Perkins u tha prindërve se hulumtimet treguan se detyrat e shtëpisë kanë pak ndikim, mund të shkaktojnë stres për fëmijët dhe nuk vlerësohen gjithmonë nga
stafi.

Ai shtoi se shpenzimi 20 minutash duke lexuar në shtëpi çdo mbrëmje është gjëja e vetme që ka ndikimin më pozitiv në rezultatet e nxënësve dhe shanset e jetës.

Udhëheqësi i lëndës së shkrimit, Cathy Binmore tha: ‘Leximi është themeli që mbështet të gjithë të tjerët të mësuarit./Indeksonline/