75 Mall Live Search
10:36 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shkolla në Angli ndalon fëmijët të veshën me marka të njohura

Shkolla e mesme ‘Woodchurch’ në Wirral ka ndaluar veshjet e markave të njohura për nxënës

Në një letër për prindërit, Akademia e Kishës së Anglisë tha se veshjet e tilla të stilistëve të njohur do të ndalohen nga janari si pjesë e planit ‘barazi mes nxënësve sa i përket të ardhurave’.

Ky vendim erdhi me qëllim  që nxënësit të  ndjehen të gjithë të barabartë, duke mos u dalluar nga veshja nëse janë të pasur apo të varfër, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Kjo për arsyeje se shumë prej tyre që nuk kanë të ardhura shumë të larta po stigmatizohen apo po dallohen nga shoqëria si të varfër.

Mbështetja nga prindërit / kujdestarët ka qenë jashtëzakonisht pozitive.

Shkolla ka 1 mijë e 400 nxënës./Indeksonline/

Temat: