09:42 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkon në gjykatë me makinë të vjedhur, ndërsa akuza e tij ishte pikërisht ‘vjedhja e makinave’

Siç raporton Associated Press, një burrë kishte një datë gjyqi në Connecticut të mërkurën, për t’u përballur me akuzat për vjedhje makinash.Por, çfarë është edhe më e çuditshme, është fakti se ai shkoi në gjykatë me makinë të vjedhur.

AP raporton se Jonathan Rivera, 25 vjeç, u paraqit në gjykatë të Hartford-Connecticut këtë javë për t’u përballur me një aktakuzë të vjedhjës së shkallës parë dhe tentim vjedhje të një automjeti muajin e kaluar.

Ndërsa Rivera ishte në gjykatë, autoritet filluan të skanonin targat jashtë gjykatës dhe gjetën se makina e tij ishte raportuar e vjedhur.

Policia e arrestoi atë kur doli nga gjykata dhe hyri brenda në makinë të vjedhur. Ai pastaj u akuzua me vjedhje të shkallës së dytë. /IndeksOnline/