00:29 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / Gj. Sh

Shkon në pesë numri i skuadrave që kanë siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve

Ka shkuar në pesë numri i skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në fazen e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munchen, Napoli dhe Club Brugge, i janë bashkuar Manchester Cityt dhe Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Bayern Munchen fitoi në udhëtim ndaj Viktoria Plzen me rezultat 4-2, duke e siguruar kualifikimin tutje.

Edhe Napoili shënoi fitore me rezultat 4-2 ndaj skuadrës së Ajaxit.

Skuadra belge, Club Brugge, arriti këtë sukses pas barazimit të sotëm 0-0 ndaj Atletiko Madridit.

Të gjitha këto skuadra edhe matematikisht e kanë siguruar kualifikimin për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampioneve./IndeksOnline/