15:59 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shkurti, muaji i “vdekjes” për Chelsean

Shorti i Ligës së Kampionëve e ka vënë Chelsean përballë një kundërshtari të rëndë siç është Barcelona.

Skuadra e Contes do të takohet me spanjollët me 13 shkurt dhe me 6 mars të vitit të ardhshëm, shkruan indeksonline.

Në mes të këtyre dy datave, Chelsea do të takohet edhe me Manchester United me 24 shkurt dhe me Manchester Cityn me 3 mars.

Do të jenë katër ndeshje shumë të rëndësishme që ndoshta do të përcaktojnë fatin e skuadrës në dy kopeticionët më të rëndësishme ku merr pjesë. /IndeksOnline/

  • Feb 13th: Chelsea vs Barcelona
  • Feb 24th: Man United vs Chelsea
  • Mar 3rd: Man City vs Chelsea
  • Mar 6th: Barcelona vs Chelsea

Temat: