23:48 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Shmanget tragjedia, Policia e Tiranës shpëton vajzën, e cila po mbytej në liqen

Policia Bashkiake në Tiranë ka arritur të shpëtojë një vajzë mbrëmjen e sotme në Liqenin Artificial, e cila ishte futur në thellësi 5-6 metra.

Efektivët e Policisë Bashkiake tentuan ta qetësonin dhe ta bindin të dilte nga uji. Një prej efektivëve u fut brenda në ujë duke e nxjerrë nga liqeni.

Policia Bashkiake njoftoi Policinë e Shtetit për të zbardhur arsyet e kësaj tentative./TCh/