16:30 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shoferi kapet duke vozitur makinën pa timon, pa ulëse dhe pa drita [Foto]

Një shofër u ndalua gjatë ngasjes me një Peugeot 206, të cilën ai e drejtoi me një palë doreza shtrënguese.

Edhe pse mund të quhet një budallallëk, është për tu admiruar paksa vendosmëria e këtij shoferi, makina e të cilit nuk ka as timon e as ulëse përpara.

Poashtu makinës i mungonte parakolpi i përparm, dritat e përparme dhe maska. Goma poashtu nuk duken të jenë në formë të shkëlqyer. /IndeksOnline/