08:13 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Shoferi me Porsche prej ari, ndalohet nga policia gjermane

Autoritetet gjermane kanë ndaluar një shofer që voziste një veturë Porsche, të veshur me ari në Berlin.

Morgenpost i Hamburgut ka njoftuar se policia i kishte thënë shoferit 31-vjeçar t’ia largonte veturës mbështjellësen e arit, sepse shkëlqimi mund t’ua pengonte shikimin vozitësve të tjerë dhe, sipas tyre, kjo paraqiste rrezik, përcjell albinfo.ch.

Mirëpo, shoferi nuk ia hoqi veturës mbështjellësen e arit.

Ai u ndal nga policia përsëri të mërkurën, me ç’rast policia ia mori çelësat, dokumentet dhe targat. Shoferi mori gjobë nga policia dhe tashmë duhet ta heqë arin që mbështjell veturën e tij. /Indeksonline/

A policeman watches on as a Porsche Panamera covered with gold foil is taken off the road because it may blind other drivers