22:41 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Shoferja e autobusit bën manovrim maestral, parandalon një aksident fatal [Video]

Moti në Skoci është mjaft i ftohtë dhe me reshje të mëdha dëbore kohëve të fundit, gjë që ka ndikuar në vështirësimin e qarkullimit të automjeteve.

Shembull i kësaj është edhe ky rast mes një autobusi dykatësh dhe një veture të mbërthyer në mes të rrugës.

Gjithcka përfundoi mirë falë shoferes Charmaine Laurie. Laurie, 45 vjecare, ishte duke ngasur autobusin rreth 50 km/orë pasi kaloi një kodër dhe papritmas sheh veturën e palëvizsshme para saj.

Ajo arriti ta manovroj në mënyrën më të mirë autobusin duke kaluar pa asnjë aksident. /IndeksOnline/