12:05 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Shokohet bota e futbollit: Vdes kapiteni i Fiorentinas (Foto) 

Në Udinese ka raportime shokuse se mbrojtësi i Fiorentinas dhe Kombëtares së Italisë, Davide Astori ka ndërruar jetë. 

Sipas mediave italiane, 31-vjeçari ka ndërruar jetë në gjumë, shkruan IndeksOnline. 

Astori erdhi te Fiorentina në vitin 2015 nga skuadra e Cagliarit. Ai ishte poashtu pjesë e Milanit dhe Romës./IndeksOnline/