12:09 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Shoku i Celinas, transferimi i parë i United

Manchester United është afër finalizimit të një marrëveshje për të nënshkruar me lojtarin e Sëansea City, Daniel James për 15 milionë funte.

Siç është zbuluar nga Sky Sports të martën, United ka qenë e interesuar që një kohë për 21-vjeçarin e Uellsit.

Forma e tij mbresëlënëse vazhdoi për klubin dhe vendin, duke tërhequr një numër të madh të ekipeve të Premier League, duke përfshirë United dhe Liverpool.

Ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin anglez. /IndeksOnline/