13:11 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shoku i mirë i Messit mund të përfundoj në Barcelonë

Cristian Pavon, sulmuesi 22 vjecar i Boca Juniors, mund të jetë njëri nga opsionet e Barcelonës fazën ofansive, sipas radio stacionit argjentinas Closs Continental.

Sipas këtij informacioni, Barcelona pëlqen talentin e Boca Juniors, i cili poashtu është bashkëlojtar i Messit tek Argjentina.

Pikërisht trajneri argjentinas theksoi disa ditë më parë se ka harmoni të mirë mes Pavon dhe Messit, pas ndeshjës kundër Haitit.

“Cristian është një lojtar i cili ka karakteristika shumë të vecanta për të komunikuar në fushë me Messin, sepse ai shfrytëzon mirë hapësirat dhe ofron vetën gjatë gjithë kohës. Ne jemi shumë shpresëdhënës me të dhe me shoqërinë që ata krijojnë” deklaroi Sampaoli.

Në ata ndeshje, Pavon luajti 30 minutat e fundit dhe asistoi për Messin në golin e tretë. /IndeksOnline/

Temat: