16:53 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Shoqata Europiane e pakënaqur me idenë e FIFA-s

Ideja e FIFA-s për një projekt të ri është kundërshtuar nga Shoqata Europiane e Ligës Profesionale.

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, Gianni Infantino dje dha një ide, që ta largoj Kupën e Konfederatave dhe ta fut një mini-kampionat botëror, transmeton IndeksOnline.

Por, për këtë ide nuk është pajtuar Shoqata e Europiane (EPFL).

“Ky proces më kujton metodën e FIFA-s. Madje dyshova se është një gjë e kaluar”, tha Presidenti i EPFL-së Lars Christer Olsson.

“Ajo që po shohim është një mungesë e qartë e konsultimit dhe transparencës dhe manipulimit me dashje të strukturës vendimmarrëse të FIFA-s”, shtoi ai.

Ideja e FIFA-s, mund të filloj nga tetori i 2021-ës, dhe kap vlerën e 25 miliardë dollarësh./IndeksOnline/

Propozimi i ri i FIFA-s, çdo dy vjet një mini-botëror!