19:00 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shpat Zeka fiton medalje në Austri

Xhudisti kosovar, Shpend Zeka ka fituar vendin e tretë në Kupën Evropiane të xhudos që u zhvillua në Libnitz të Austrisë.

Zeka ka mposhtur kandidatë të fortë nga Sllovakia, dy nga Gjermania dhe nga një nga Franca dhe Austria.

Ai u mposht vetëm nga xhudisti japonez në sekondat e fundit ku ishte duke e dominuar ndeshjen.

Kujtojmë se edhe Erza Muminovic ka fituar medaljen e argjendtë në këtë kompeticion. /IndeksOnline/

 

 

Temat: