16:24 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti e suspendon punëtorin e dyshuar për dhënie ryshfeti

Një punonjës i Komunës së Prishtinës, dyshohet se ka marrë ryshfet nga një kompani që realizon projekte në kuadër të këtij institucioni.

Në njoftim thuhet se po i njëjti zyrtar i Komunës, dyshohet se për të përshpejtuar procedura rreth disa pagesave, i ka dhënë para njërit prej shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit të komunës, me urdhër të prokurorit, zyrtari i komunës është shoqëruar në Polici derisa të dëshmohet e kundërta, transmeton Indeksonline.

“Komuna e Prishtinës nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarët e vet, e as që të bëhen kushtëzime e favorizime përmes ryshfetit.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë për media i Komunës së Prishtinës: 

Komuna e Prishtinës së fundmi është njoftuar nga njëra prej kompanive që realizon projekt të Komunës, se pagesat për punët e kryera i janë vonuar. Që të shpejtohet procedura, kompania thotë sa i ka dhënë ryshfet njërit prej shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës.

Si rrjedhojë, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, dhe kemi suspenduar me parandalim punëtorin në të cilin dyshohet, derisa të dëshmohet e kundërta. Sot u njoftuam që me urdhër të prokurorit dhe pas denoncimit tonë, zyrtari në fjalë është shoqëruar në Polici.

Komuna e Prishtinës nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarët e vet, e as që të bëhen kushtëzime e favorizime përmes ryshfetit.