18:39 / E Hënë, 20 Gusht 2018

Shpend Ahmeti: Hajni e mashtrime në emër të luftës

I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar dorëheqjen e ish- prokurorit special, Elez Blakaj.

Sipas tij, ky rast si duket definicioni i problemeve të shtetit tone, siç ka thënë ai hajni e mashtrime në emër të luftës, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij plotë në Facebook:

Letra e prokurorit Blakaj në lidhje me rastin e veteranëve dhe dorëheqja e tij po shpërfaqin edhe më shumë atë që po e themi nga dita e parë. Ky rast është si duket definicioni i problemeve të shtetit tonë. Hajni e mashtrime në emër të luftës. Dëme buxhetore nga strukturat parapolitike të instaluara në çdo cep të shtetit tonë. Pronto paraqiste një fotografi të punësimeve dhe u gjykua si e tillë, pra përdorimi i autoritetit dhe pushtetit për punësime. Por, akuzat e fundit shpërfaqin problemin më të madh, të një gjyqësori në funksion të strukturave të kapura të shtetit.

Fokusimi i rastit në vetëm një njeri i bën dëm kësaj çështje. Tani nuk duhet të ndalemi deri në hetimin e plotë të krejt rastit. Atëherë dhe vetëm atëherë do ta kuptojmë rrjetin, mashtrimet dhe dëmet reale për shtetin tonë.