19:11 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti nuk i lejon më shitjet e paautorizuara në qendër të Prishtinës (Foto)

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se inspekcioni vazhdimisht do të patrullojë nëpër qendrën e kryeqytetit për t`i parandaluar shitjet e paautorizuara, transmeton Indeksonline.

Ai i ka ftuar të gjithë qytetarët të kenë mirëkuptim dhe i ka ftuar ata që të thirrin në numrat e telefonit 080012233 dhe 080012244 në rast se hasin në këtë veprim të paautorizuar.

“Sheshet nuk janë tregje. Tash e tutje inspekcioni do të patrullojë vazhdimisht nëpër sheshet e qendres për të parandaluar shitjet e paautorizuara. Ju bëjmë ftesë qytetarëve për ndihmë dhe mirëkuptim në këtë proces. 080012233 dhe 080012244 janë numrat falas në Qendren e Thirrjeve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/