18:16 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti: Po punojmë çdo ditë, për një Prishtinë sa më të pastërt [Foto]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pastrimi i mbeturinave nëpër rrugët e kryeqytetit është duke funksionuar për çdo ditë.

Ai ka thënë se këto shërbime janë sipas kontratës që kanë lidhur me ndërmarrjen “Pastrimi”, trasnmeton Indeksonline.

“Po punojmë për çdo ditë, për një Prishtinë sa më të pastër”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Sipas kontratës për shërbime që kemi lidhur me ndërmarrjen “Pastrimi”, kjo e fundit përveç që do të mbledhë mbeturinat, do të bëjë edhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe hapësirave rreth tyre. Po punojmë për çdo ditë, për një Prishtinë sa më të pastër!”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/