11:23 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shpenzoi mijëra euro për t’u dukur si kukull barbie, hungarezja befason me deklaratën

Një grua, pretendon se është “shumë seksi” për të punuar, pasi shpenzoi plot 140 mijë euro për t’u dukur si kukull Barbie.

Barbara Luna Sipos, 22 vjeçe nga Hungaria, kishte ëndërruar gjithmonë për t’u dukur si kukulla e saj më e preferuar dhe për ta arritur këtë rrëfeu se ka shpenzuar plot 140 mijë euro.

“Gjithmonë kam dashur të dukem një personazh imagjinar, një kukull prej gjaku e mishi”, u shpreh Barbara.

22-vjeçarja i është nënshtruar 10 operacioneve plastike për të arritur rezultatin e dëshiruar.

“Në shoqërinë që ne jetojmë, të jesh e bukur dhe joshëse, detyrimisht duhet të kënaqësh drejtuesit e një pune të caktuar me orekset e tyre seksuale. Unë nuk e dua këtë gjë, prandaj preferoj më mirë të mos punoj fare”, tha 22-vjeçarja.tch