19:24 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpërbëhet parlamenti, Italia shkon në zgjedhje

Presidenti i Italisë, Sergo Mattarella, nënshkroi sot dekretin për shpërbërjen e parlamentit nacional, që është hapi i fundit para se qeveria të konfirmojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Zgjedhjet e parakohshme në Itali pritet të mbahen më 4 mars të vitit të ardhshëm, transmeton Reuters.

Ndryshe, Italia deri më tash ka pasur 64 qeveri të reja që nga viti 1946.