12:25 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

“Shpërthen” Genc Nuza, pasi u akuzua se e ndihmoi dje Prishtinën në referim

Genc Nuza ka qenë i kritikuar për gjykimet e ndeshjeve të fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

I llogaritur si gjyqtari më i mirë kosovar, Nuza u akuzua se ndihmoi Dritën në përballjen me Gjilanin.

Skuadra e Lirisë poashtu dje e ka akuzuar Nuzen se e ka ndihmuar direkt Prishtinë në përballjen e djeshme.

Pas gjithë këtyre akuzave, Nuza ka reaguar me një status.

“Kur gjyqtarët ( Arbitrat ) bëjnë gabime ata gjinden ne faqet e para të gazetave , kur ata kryejnë punën pa gabime askush nuk flet për ta !!!

Ky profesion është më shumë se pasion, eja provo edhe ti që kritikon” ka thënë Genz Nuza./Indeksonline/

Temat: