10:20 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shpërthen gypi kryesor i ujësjellësit në Pejë, 10 mijë konsumatorë mbesien pa ujë

‘Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor i cili bënë furnizimin e jugut të Pejës me ujë të pijshëm, rreth 10 mijë konsumatorë që nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm kanë mbetur pa furnizim.

Shpërthimi i gypit në fjalë ka ndodhur në lagjen “Çamëria”, me ç ‘rast specialistët e KRU “Hidrodrini” , rreth orës 05:05 minuta të mëngjesit, me të marrë informacionin nga Qendra për Alarmim i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë misur punimet për përmirësimin e dëmit.

Sipas specialistëve tanë në terren, vjetërsia e gypit mendohet të jetë shkaku  i problemit. 

Bazuar në specifikat e prishjes dhe të terrenit, punimet për rregullimin e këtij problemi pritet të zgjasin deri rreth mbrëmjes së sotme, kur eedhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë.

Nga ky dëm, pa furnizim kanë mbetur bashkësitë territoriale Asllan Çeshme, Jarina dhe Xhemajl Kada.