18:17 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shpërthen Ismet Beqiri: Absurde, me çfarë logjike seanca të mbahet me 18 shkurt

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar ashpër pas vendimit për shtyerjen e senacës së Kuvendit me datë 18 shkurt, e jo siç ishte paralajmëruar të shtunën, ditën që përkon me 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Beqiri ka thënë se ky vendim është absurd dhe i palogjikshëm duke thënë se sipas kësaj logjike, 10 vjetori mund të shēnohet cilendo ditē brenda këtij viti.

“Posa u informova nga zyrtaret e Kuvendit,poashtu lexova edhe ne faqen zyrtare te Kuvendit,Seanca Solemne për shënimin e 10 vjetorit të Shpalljes së Pavarësise mbahet më 18 shkurt ora 12,00.
Ky është njē absurd i llojit të vet,nuk ka kuptim,për mua është e papranueshme të shtyhet ditëlindja e Republikes sē Kosovës.Nuk më intereson fare qfarë arsyetimi mund ta kete ai ose ata që e kanë bërë këtë veprim absurd.Nēse Seanca nuk mbahet më 17 shkurt,atëhere sipas kësaj logjike 10 vjetori mund të shēnohet cilendo ditē brenda këtij viti.Kjo është non sens.
Vërtetë a kanë pikë të ndërgjegjes dhe përgjegjësisē bartësit e Institucioneve tona,në këtë rast të Kuvendit të Kosovës” ka thënë Beqiri./Indeksonline/

Temat: