16:56 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Shpërthen” Lovren, ka disa llafe me Ramos

Dejan Lovren ishte kritikuar tejmase pasi që kishte thënë se është mbrojtësi më i mirë në botë gjatë një interviste pas kualifikimit në finalen e Botërorit me Kroacinë.

Por, tani për Copa 90, ai i ka shpjeguar komentet e tij, duke thënë se Raphael Varane është më i miri në botë.

Gjithashtu, mbrojtësi kroat e ka kritikuar Sergio Ramosin duke thënë se spanjolli bën më shumë gabime se ai, dhe se golat e Cristiano Ronaldos e kishin shpëtuar atë nga kritikat, transmeton IndeksOnline.

Image result for lovren ramos

”Njerëzit gjtihnjë ua shikojnë juve gabimet, por kurrë anët pozitive”, tha Lovren.

”Nëse e shikoni Ramosin, ai bën më shumë gabime se unë. Por, ai është në Real Madrid. Ronaldo e kishte shpëtuar atë nga kritikat sepse kur rezultati është 5-1 apo 5-2, atëherë askush s’i shikon gabimet”.

”Ju e dini se çfarë jam duke folur, por unë jam paksa i pafat sepse kur bëj ndonjë gabim, humbasim me rezultat, 0-1”.

”Unë thash se jam njëri prej më të mirëve dhe jo më i miri. Për mua, Varane e meriton këtë epitet”, shtoi ylli i Liverpoolit./IndeksOnline/