22:38 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Shpërthen Rama: Nuk kemi nevojë fare për opozitën

I ftuar në studion e Ilva tares Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndër të tjera edhe për ngritjen e institucioneve të reformës ne drejtesi ku theksoi se qeveria nuk ak nevojë më për opozitën.

Rama tha se mazhoranca do vazhdoje e vetme ti ngrejë edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

“Ne nuk kemi më nevojë jo si mazhorancë por si shoqëri dhe si shtet për opozitën në rast se opozita nuk do. S’është fare arrogante, kjo është e vërteta, jo si shoqëri as si shtet ne nuk bllokohemi dot më nga opozita për cdo hap të reformës në drejtësi se është gjetur mekanizmi dhe është në Kushtetutë”.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se tani LSI ka dale hapur kunder saj, teksa kur ka qene ne koalicion me PS, u shpreh se: “Ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri. Ka qenë vazhdimisht një qenie e dyzuar, tjetër në publik dhe tjetër në tavolinë”.