12:05 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Shpërthen zjarr në një restorant në Ferizaj, lëndohen dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një restorant në Ferizaj.

Përderisa një femër dhe një mashkull po punonin në të njëjtin vend, pati rrjedhje të vajit me ç’rast është ka shpërthyer vaji.

Sipas njoftimit të policisë, derisa viktimat po tentonin ta shuanin zjarrin me ujë, masa e zjarrit është rritur duke shkaktuar edhe lëndime.

Viktimat janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor. Me rastin janë njoftuar inspektorët komunal dhe rasti po vazhdon të hetohet./Indeksonline/