22:37 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpeshtohen lëvizjet e KFOR-it (Video)

Forca të mëdha të KFOR-it janë parë sot nëpër rrugët e Kosovës.

Një kolonë me dhjetëra vetura të KFOR-it është parë sot në mëngjes teksa shkonin nga Prishtina në drejtim të Dukagjinit.

Nuk dihet arsyeja e kësaj lëvizje përderisa qytetarët kanë thënë se në Istog sot ka pasur lëvizje të shpeshta të paqeruajtësve të NATO-s.

Indeksonline ka dërguar pyetje në adresë të KFOR-it për ta sqaruar këtë paraqitje të tyre sot në rrugë, mirëpo deri pasdite nuk kanë kthyer përgjigje./Indeksonline/