14:51 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpëton Arsenali, nxjerrë një barazim (Video)

Skuadra e Arsenalit i ka shpëtuar humbjes kundër Southamptonit.

Në xhiron e 16-të në Premierligë, “Topcinjtë” barazuan 1 me 1 kundër Southamptonit, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Charlie Austin në minutën e tretë.

Për ta barazuar rezultatin u dasht të inkuadrohet në lojë Olivier Giroud, i cili shënoi për 1 me 1 në minutën e 89-të.

Me këtë pikë Arsenali ngritët në pozitën e pestë me 29 pikë aq sa ka edhe Liverpooli në të katërtin. Kurse, Southamptoni ngritët në të 10-in me 18 pikë./IndeksOnline/