23:55 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shpresë për Dritën, Legia Warszawa pëson humbje të thellë në shtëpi

Skuadra e Legia Warszawa nuk është duke kaluar në formë të mirë në fillim të sezonit të ri.

Legia ka pësuar një humbje 1:3 sonte nga klubi i Gornikit, transmeton Indeksonline.

Kjo është humbja e dytë në sezonin e ri dhe po tregon se Legia është duke kaluar në një moment të keq.

Ata janë kundërshtarët e Dritës në rrethin e tretë kualifikues për Evropa Ligë. Duke parë formën momentale të Legias, atëherë klubi nga Gjilani mund të ketë shpresë për një rezultat pozitiv./Indeksonline/