10:39 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shqetësuese, Milot Rashica pa gol e asist në Bundesligë që nga dhjetori

Milot Rashica nuk ka realizuar asnjë gol në gjashtë ndeshjet e fundit në Bundesligë.

Kundër Union Berlinit, Augsburgut, Hoffenheimit, Dusseldorfit, Kolnit dhe Mainzit Rashica nuk ka shënuar asnjë gol.

Ndeshja e fundit kur Milot Rashica ka shënuar gol ishte ndaj Bayern Munichut në humbjen 6:1 më 14 dhjetor, shkruan Indeksonline/

Ylli kosovar e ka shijuar golin ndaj Dortmundit në kuadër të Kupës së Gjermanisë më 4 shkurt./Indeksonline/