16:07 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Shqipëri: Pesë viktima në 24 orët e fundit, më i riu 26-vjeç

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç.