08:35 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

Shqipëri: Sot pritet të arrijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca

Sot do të mbërrijnë në Shqipëri 38 mijë e 400 dozat e para të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca.

Lajmin për ardhjen e mbi 38 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca e ka bërë të ditur dy ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama këtë e ka quajtur lajm të mirë duke thënë se menjëherë do të filloj vaksinimi i mësuesve.

“LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkroi Rama të mërkurën.