22:34 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Shqipëria dhe Kosova ndër vendet më optimiste për 2018-ën

Në raportin për vendet më të lumtura për vitin 2017 dhe më optimiste për 2018-n, kompania e sondazheve dhe konsulencës Gallup renditi Shqipërinë dhe Kosovën mes vendeve më optimiste lidhur me ekonominë për vitin që sapo hyri.

Në vendin e parë Gallup renditi Nigerinë, e cila pasohet nga Vietnami, Indonezia, India dhe më pas Shqipëria, Bangladeshi, Fixhi, Kosova dhe Pakistani.

Ndër vendet më pesimiste janë renditur Italia, Greqia dhe Turqia./lapsi