17:51 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqipëria e ka humbur “busullën”, mposhtët edhe nga Ukraina (Video)

Shqipëria është mposhtur nga Ukraina me rezultat 4-1 në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua në stadiumin Schutzenwiese në Winterthur.

Sa i përket fituesit ndeshja përfundoi që në pjesën e parë pasi tre golat ukrainasit i shënuan në 45 minutat e parë.

Futbollisti i Schalek, Evgen Konoplyanka kaloi Kombëtaren e tij në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes.

Katër minuta më vonë, Andriy Yarmolenko dyfishoi rezultatin pas një mos kujdesi në mbrojtjen shqiptare.

Ylli i Dortmund shënoi edhe golin e tretë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Golin e vetëm për skuadrën e Panuccit e shënoi Emanuele Ndoj në minutën e 89-të.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Konoplyanka në minutënb e 90-të të ndeshjes.

Kjo është humbja e dytë e Shqipërisë me të njëjtin rezultat pas disfatës kundër Kosovës të mërkurën. /IndeksOnline/